Ditë më parë është lëshuar në qarkullim ura perëndimore të rrethrrotullimi në Lakërishtë, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës. Por mbyllja e njërës kursi që të dërgon në rrethrrotullim, solli pakënaqësi të shumta te qytetarët. Për këtë Komuna e Prishtinës, u detyra të marrë masa. “Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te […]
Komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet

Ditë më parë është lëshuar në qarkullim ura perëndimore të rrethrrotullimi në Lakërishtë, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës.
Por mbyllja e njërës kursi që të dërgon në rrethrrotullim, solli pakënaqësi të shumta te qytetarët.
Për këtë Komuna e Prishtinës, u detyra të marrë masa.
“Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

















