Komuniteti rom themelon klub në Mini Golf

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Mini Golfit, Lavdim Zylfiu, ka pritur në takim kryesinë e klubit të Mini Golfit “New Generation” nga komuniteti Rom.

“Është ky klubi i parë sportiv i komunitetit Rom në Kosovë dhe pas konsultave që kemi pasur brenda FMGK-së në bazë të kërkesave nga Komisioni i KOK-ut për ta krijuar një klub të Mini Golfit në Kosovë duke integruar edhe minoritetet, kemi vendosur t’i japim përparësi komunitetit Rom për ta integruar edhe zyrtarisht në sferën sportive të Republikës së Kosovës!”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë aktualisht pritet shumë shpejt edhe zyrtarizimi i klubit të vajzave si dhe tre klube të tjera për ta ngritur numrin e klubeve sportive të Mini Golfit në Kosovë në 10 klube.

Gjithashtu anëtarët e klubeve të reja do të kenë mundësi ta mbajnë një seminar për tu informuar për lojën e Mini Golfit, seminar ky që do organizohet në bashkëpunim me Federatën botërore të Mini Golfit.

Të ngjashme