Konfindustria reagon për rritjen e njëkohshme të çmimit të karburanteve

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve.

“Shprehet shqetësimi  lidhur me rritjen e fortë, të menjëhershme dhe të njëkohshme nga të gjithë operatorët të çmimit të karburanteve si dhe përfundimet e sondazhit të Qendrës së Studimeve të Konfindustrisë  të kryer në muajin gusht 2018,” thuhet në njoftimin për medie të Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, shkruan EkonomiaOnline.

Sipas Konfindustrisë, kjo është  një ndër tri shkaqet kryesore të pengimit të zhvillimit ekonomik.

“Çmimi dhe cilësia e karburanteve konsiderohet nga bizneset si një nga tri shkaqet kryesore të pengimit të zhvillimit ekonomik të vendit,” thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme