Konfirmohet Amir Rrahmani, në pritje të Vedat Muriqit

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Në pritje të Vedat Muriqit, pasi Amir Rrahmani u konfirmua nga Napoli se për ndeshjet e nëntorit do të vijë në Kosovë për t’i ndihmuar ‘Dardanët’.

Gjatë ditës u raportua se Vedat Muriqi pritet t’i shtohet listës së mungesave në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, miqësore dhe në Ligën e Kombeve, për shkak të kufizimeve të pandemisë koronavirus, derisa tashmë dihet se Milot Rashica i Werder Bremenit dhe Leart Paqarada e St. Pauli s’do të jenë pjesë e ‘Dardanëve’.

Derisa jemi në pritje të një përgjigje përfundimtare nëse do të lejohet apo jo Muriqi të vijë dhe të luajë për Kosovën, Napoli e ka konfirmuar ardhjen e Amir Rrahmanit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Napoli ka renditur lojtarët që do t’i bashkohen kombëtareve të tyre për ndeshjet e nëntorit dhe natyrisht, edhe Amiri është ftuar nga Bernard Challandes dhe kësaj radhe do t’i bashkohet ‘Dardanëve’, pasi mungoi në ndeshjet e tetorit.

Amiri vjen të luajë për Kosovën pa asnjë minutë te Napoli, ai është zgjedhja e katërt e Gennaro Gattusos.

Të ngjashme