Shorti i fazës Play Off të Europa Ligës e ka vënë skuadrën shqiptare të Maqedonisë, Shkëndijën përball njërës nga skuadrat më të suksesshme evropiane, Milanin.
Ndeshja e parë do të luhet në San Siro më 17 gusht dhe padyshim prezent do të jenë edhe tifozët e skuadrës tetovare, Ballistët.
Lajmin e kanë konfirmuar përmes një postimi në Facebook.
Kujtojmë se ndeshja kthyese do të luhet në Shkup me 24 gusht.