Kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka konfirmuar se Mi Band 3 do të lansohet këtë javë gjatë një ngjarjeje të kompanisë e cila do të mbahet më 31 maj.
Konfirmimi erdhi nga kreu i kompanisë, Lei Jun, në një postim në rrjetin social kinez Wiebo.
Ai, po ashtu, ka thënë se Xiaomi ishte duke e testuar Band 3 për dy-tre muaj dhe se do të jetë një smartfon shumë më i mirë se dy Mi Band-at e mëparshëm, transmeton Koha.net.
Xiaomi Mi Band 3 thuhet se nuk do të ketë butonin fizik, do të ofrojë mbështetje për Bluetooth 4.2 dhe NFC, si dhe do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.