Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një “tufe”, por ka nga ato gra që ndiejnë nevojën të krijojnë kohë për veten e tyre. Sipas shkencës, kjo nevojë për vetmi është prerogativë e njerëzve më inteligjentë.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, aftësia dhe dëshira për të qenë vetëm dhe për këtë arsye të mos e kalosh pjesën më të madhe të kohës në shoqëri, është rezultat i një inteligjence të spikatur.
Sipas një studimi të kryer nga psikologët në Universitetin e Menaxhimit të Singaporit, në bashkëpunim me Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, nevoja për socializim është e lidhur ngushtë me kuocientin e inteligjencës.
Studimi u krye në një mostër prej 15 mijë personash dhe tregoi se njerëzit më inteligjentë, janë ata që kanë më pak nevojë për t’u shoqëruar në mënyrë të qëndrueshme me të tjerët.
Sipas studiuesve, rezultatet shpjegojnë pavarësinë emocionale të njerëzve më inteligjentë, të cilët arrijnë të përshtaten me mjedisin në të cilin jetojnë, pa patur domosdoshmërisht ndihmën ose mbështetjen e njerëzve.
Një grua e pavarur, pra në gjendje të ndihet mirë edhe me veten, është padyshim më e ekuilibruar, e fortë dhe e qetë, mbi të gjitha me veten e saj. Ajo nuk ka nevojë për të tjerët që të ndjehet e lumtur.
Të mësosh të ndihesh mirë me veten tënde është një veprim që kërkon kurajo të madhe. Njerëzit më inteligjentë arrijnë të jenë vetëm, pa kompromentuar qetësinë e tyre. Ata zgjedhin se kujt t’i dhurojnë kohë dhe shoqëri dhe janë më të lumtur se të tjerët, sepse nuk kënaqen me pak, nga frika se mos mbeten vetëm.
Ajo e vetmisë është një gjendje që nuk duhet të trembë, në fakt mund të bëhet një stimul për të përmirësuar veten dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Ajo që është e veçantë për gratë që janë në gjendje të jenë vetëm, është ekuilibri i theksuar në marrëdhëniet shoqërore. Duke gjetur qetësi dhe paqe edhe në vetmi, ato dinë të ndjehen mirë me veten e tyre dhe me të tjerët.
Kalimi i kohës vetëm ka efektet e veta pozitive. Krijimtaria rritet dhe arrihet një ndjenjë e paqes së brendshme, që ju lejon të përballeni më mirë me jetën.