Administrata Tatimore e Kosovës ka konfirmuar aksionin e hetuesve tatimorë në klinikën për transplantimin e flokëve, “Vatan Med” Sh.P.K., raporton Ekonomia Online
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, tha për EO se dy aksione të hetuesve tatimorë kanë filluar sot në orën 09:00.
“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 sot në qendër të Prishtinës në dy lokacione të ndara”, tha ajo.
Megjithatë, pa përfunduar aksioni hetuesve tatimorë, ajo ka thënë se nuk mund të zbulojë informata të tjera rreth operacionit.
“Mirëpo nuk mund t’ju japim informata deri në përfundim sepse mund të ndikojë në proces të aksionit”, shtoi ajo.