Konfirmohet një i vdekur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Prishtinë | 18 Sht 2024 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovjcës, Avni Zahiti, që si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.

Të ngjashme