Konfirmohet rasti i parë i Cronavirusit në Serbi

| 06 Mar 2020 | 10:56 | Nga

Një burrë 43 vjeç nga Subotica është pacienti i parë në Serbi te i cili është vërtetuar prania e Coronavirusit. Momentalisht është në izolim dhe mjekët nuk japin detaje për gjendjen e tij.

Në Serbi u paraqitë pacienti i parë i infektuar nga korovnavirusi te i cili është konfirmuar prania e virusit. Bëhet fjalë për pacientin nga Subotica, qytet në veri të Vojvodinës.

Ai është lajmëruar me simptoma të cilat i ngjajnë sëmundjes të cilën e shkakton COVID-19.

Janë marrë mostrat dhe hulumtimi i tyre në laboratorin e Institutit “Torlak” kanë treguar se pacienti është pozitiv në Corovanvirus.

Ai momentalisht është vendosur në izolim, po merr terapi dhe mjekët për momentin nuk deklarohen për gjendjen e tij shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme