Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se të hënën do të takohen krerët partive të koalicionit nga ora 15:00.
Haradinaj ka thënë se takimi, në të cilin pritet të flitet kryesisht për dialogun me Serbinë, para takimit të 2 shtatorit në Washington, do të zhvillohet më 24 gusht.
“Takimi do të mbahet të hënën, në orën 15”, ka bërë të ditur ai.
Kujtojmë se takimi i koalicionit ishte paraparë që të zhvillohej sot, por u shtye pasi lideri i Nismës, Fatmir Limaj nuk ndodhej në Kosovë.