Konfirmojnë nga Aeroporti: Të premten në ora 09:00, 55 të kthyerit nga Zvicra mbërrijnë në Kosovë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 13:07 | Nga Albana Hajdari

Të premten në orën 09:00 pritet të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, 55 qytetarë të Kosovës të cilët do të kthehen nga Zvicra.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka konfirmuar për Ekonomia Online se të premten në mëngjes do të kthehen 55 qytetarë nga Zvicra, të cilët më pas do të vendosen në Qendrën e Studentëve për 14 ditë qëndrimi në karantinë.

Fluturimi i qytetarëve shqiptar në Zvicër është organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Nesër do të ketë fluturim nga Zvicra. Do të kthehen 55 qytetarë të Kosovës, të cilët do të dërgohen direkt në Qendrën e Studentëve”, ka njoftuar Alban Zogaj, shef i kabinetit të ministrit për EO.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/te-premten-kthehen-nga-zvicra-55-persona-vendosen-ne-karantine/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme