Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër. Tërë kjo pas kontrollit në shtëpinë e tyre, ku janë gjetur dy shtëpiza të kompjuterit, 370 euro si dhe 1 mijë denarë të Maqedonisë.
Të dyshuarit thuhet se me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
‘’Në lidhje me rastin raportohet se me 19.07.2017 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare dhe gjatë kontrollit në disa shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 370€ dhe 1.000 denarë të Maqedonisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt’’.