Konfiskohen 100 € të falsifikuara

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 11:32 | Nga

Një i punëtor i një pompe derivatesh ka deponuar në bankë një shumë parash, në mesin e parave ishte edhe një bankënotë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se në lidhje me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar dhe një femër punëtore në bankë pasi e njëjta nuk e kishte raportuar rastin menjëherë në polici.

Me urdhër të prokurorit bankënota e dyshuar është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme