Ekonomia Online
FUNDIT

Konfiskohen 220 kg substancë narkotike, arrestohen pesë persona

Konfiskohen 220 kg substancë narkotike, arrestohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, kanë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihmën e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga […]

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, kanë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihmën e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura.

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, njofton Prokuroria.

Priokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Po ashtu, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme