Më 21.02.2023 Policia e stacionit Policor Suharekë duke patrulluar me veturë, rreth orës 12:00 afër shkollës së fshatit Maqitevë ka hasur një person A.A. 21 vjeç duke bartur dru me tre kuaj te ngarkuar.
Në ndërkohë në dalje të fshatit Maqitevë rreth orës 12:20 është hasur edhe një person tjetër I dyshuari I.K. 49 vjeç, gjithashtu nga Maqiteva, i cili barte dru me dy kuaj .
Ky person ka deklaruar se ai posedon dokumentacion për bartje të drunjtëve te lëshuar nga organi kompetent.
Policia ka shkuar te oborri i shtëpisë së dyshuarit I. K. aty kanë hasur një grumbujsh drush rreth 20 metra të cilat dyshohet se ishin bartur nga Parku nacional në mënyrë të kundërligjshme.
Është i kërkuar dokumentacionin pasi që i njëjti paraprakisht kishte deklaruar se posedon, por është kuptuar se ai nuk kishte dokumentacion vlefshëm për bartje të drunjtëve.
Është vërtetuar se drunjtë ishin bartur dhe vjedhur nga pyjet shtetërore dhe se i njëjti person dyshohet se ka bartur që një kohë drunjtë ilegalisht duke i vjedhur dhe pastaj shitur ato.
Duke parë gjendjen se personat e dyshuar kishin vjedhur drunjte nga pyjet shtetërore dhe se nuk posedonin asnjë dokumentacion , kjo përbën vepër penale “Shkretim i pyjeve dhe vjedhje” është kontaktuar një patrullë policore nga Stacioni Policor Suharekë dhe Nën stacionin Policor në Mushtishtë të dal në vend ngjarje se bashku me rojet e pyjeve.
“Patrullat policore dhe gjithë zyrtarët kompetent për mbrojtje të pyjeve kanë dal në vendngjarje dhe janë marr me këtë rast.
Është kontaktuar prokurori i shtetit lidhur me rastin dhe masën drunore dhe iniciohet rast penal sipas KPPK-së.
Autoriteti pyjor në dy lokacione ka konfiskuar si provë materiale masën drunore (rrethe 26 m/3) dhe janë marr veprime adekuate lidhur me këtë rast.
Ne si polici do ndërmarrim masa ndaj secilit person pa dallim i cili në çfarëdo mënyre me veprim apo mos veprim bënë që të dëmtohen pyjet dhe do jetë përgjegjës penalisht para organeve adekuate të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e plocisë.