Në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”, Policia ka konfiskuar 50 fishekë nga një valixhe të një personi (mashkull) nga oficerët e doganës, menjëherë pas arritjes së personit të dyshuar, raporton Ekonomia Online.
“ANP Adem Jashari / 05.01.2025 – 11:50. Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.