Oficerët doganor mbrëmë kanë realizuar një kontroll në një lokal në fshatin Shillovë të Gjilanit.
Me këtë rast, ata kanë konfiskuar 6 copë Aparata për lojëra të fatit pa numër serik.
Sipas njoftimit të tyre ata gjithashtu kanë hasur në veprimtari ilegale me bastore sportive dhe lojëra të ndaluara “Lucky Balls” nga Serbia.
Te gjitha pajisjet janë konfiskuar dhe ndaj subjektit do te iniciohet procedura kundër-vajtëse.