Konfiskohen 95 paketime me marihuanë në Han të Elezit

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në Dimcë të Hanit të Elezit, Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë të dyshuar dhe ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë çanta, ku brenda kanë qenë 95 paketime me substancë të dyshuara narkotike të llojit marihunanë.

Sipas raportit të Policisë, plani taktik që ka zhvilluar njësiti policor ka vërejtur se kjo veturë e dyshuar ka hyrë në Kosovë nga territori i Maqedonisë dhe se në momentin që e ka vërejtur Policinë, drejtuesi i automjetit është kthyer prapa.

Policia ka raportuar se me vendimin e prokurorit, është iniciuar rasti ndërsa rasti së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohen njësitit të Anti Drog- Ferizaj, për hetim mëtutjeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme