Konfiskohen armë e municion dhe arrestohen disa persona të dyshuar për vepra kriminale

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në një përudhë kohore një javore në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim edhe me qytetarët, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga policia janë gjetur dhe janë konfiskuar:

  • Një (1) armë automatike AK-47, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë.
  • Një(1) revole TT, dy (2) karikatorë dhe 67 copë fishekë të të njëjtës armë.
  • Një(1) revole TT, një (1) karikator dhe pesë (5) copë fishekë të të njëjtës armë.
  • Një(1) revole M 57, dy (2) karikatorë dhe 29 copë fishekë të të njëjtës armë.
  • Dy (2) OC Sprej.
  • Tri (3) mjete të mprehta (thika të ndryshme)

Po ashtu sektori i hetimeve nga ky stacion policor – në  vazhdën e punës intensive ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale të vjedhjes të cilët pas një pune operativo-hetimore ka arritur të behët arrestimi i tyre të cilët ishin të dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë e Kosovës, pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në rajon.

Andaj, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me Policinë e shtetit të Kosovës.

Të ngjashme