Konfiskohen barëra me afat të skaduar, i dyshuari nuk haset në shtëpi

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës të asistuar nga inspektorët farmaceutik kanë kontrolluar dje në Pejë një lokal ku janë gjetur dhe janë konfiskuar barëra të ndryshme me afat të skaduar si dhe lëndë e parë për prodhimin e çajrave të ndryshme.

Lidhur me rastin është intervistuar një grua dhe pas intervistimit e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi.

Të ngjashme