Njësitet i hetimeve kundër krimeve ekonomike dhe anti korrupsionit që veprojnë në Gjilan, në asistim të Inspektorëve të Shëndetësisë Prishtinë, kanë konfiskuar barna pa banderola në një barnatore në Gjilan.
Inspektorët farmaceutik kanë kontrolluar dokumentacionin e barnatores, hapësirën, produktet dhe pajisjet medicinale, me ç‘rast janë gjetur disa barna pa banderola të Kosovës dhe pa paketim, të cilat janë konfiskuar.
Me ecurinë e kontrollimit të barnatores, është njoftuar prokurori i lëndës, do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore që lidhen me këtë rastit.