Konfiskohen gjëra të palejueshme në Burgun e Dubravës

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 21:45,  Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë realizuar  një operacion  kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç‘rast janë  konfiskuar dy telefona celularë, tri sim – kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Të ngjashme