Në bazë të urdhëresës te lëshuar nga gjykata, njësitë policore se bashku me inspektoret e AUK, kanë kryer kontrolle në thertoren pronë e të dyshuarit mashkull.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 900 kg i cili mish ne baze te raporteve te inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit ku me urdhër te tij i dyshuari pas intervistimit është liruar ne procedure te rregullt.
Inspektime pati edhe në një thertore tjetër në Pejë.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 520 kg, i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.
Me rastin është informuar prokurori i shtetit ku me urdhër të tij i dyshuari pas intervistimit është liruar ne procedure të rregullt.
Gjatë kontrollit edhe në një tjetër thertore Policia bashkë me inspektorët kanë gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 110 kg i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.