Policia Rajonale e Prizrenit gjatë bastisjes së një shtëpie ka gjetur dhe konfiskuar, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale e cila dyshohet se ka shërbyer për matjen e narkotikëve, tre grindura që shërbejnë për bluarjen e narkotikëve, fara të ndryshme për lëndë narkotike, një substancë e ngurtë që dyshohet të jetë e llojit kokainë.
Sipas policisë tek i dyshuari janë gjetur edhe tri paketime të mbështjella me foli alumini, me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, dhe dy telefona.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt,