Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, ka konfiskuar një qese me 22 mijë e 700 euro, mjete monetare të padeklaruara, raporton Ekonomia Online.
“Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.