Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka gjetur dhe ka konfiskuar rreth 3 kg marihuanë, në shtëpinë e një të dyshuari, në Matiqan të Prishtinës.
Gjate realizimit të operacionit policor “Stop Drogave”, ky njësit kishte hasur në një veturë të dyshimtë të parkuar afër shkollës, nga ku është ishte larguar i dyshuari, të cilit me urdhër te prokurorit i është kontrolluar shtëpia.
Veç kontrollit të shtëpisë është konfiskuar edhe vetura ku janë gjetur një armë, 6 fishekë, 3 telefona, një Ipad dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person, ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër femër (motrën e tij) gjenden në arrati.