Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.
“Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës”.
Ndaj personit është inicuar kundervatje doganore.
Mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg:
1.Stoli te ndryshme argjendi
2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)
3. Kuti te ndryshme te zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme ,
4. Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.