Tre të vdekur është bilanci i një konflikti të ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xibër të bashkisë Klos.
Një person ka vrarë me armë zjarri kushëririn dhe djalin e këtij të fundit më pas ka qëlluar veten.
“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten” informon policia.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./oranews