Konjufca takohet me Ramën në Kuvend

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 18:04 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve. Rama fillimisht është pritur në takim nga e para e shtetit Vjosa Osmani.

Takimin me Ramën e ka refuzuar kreu i Qeverisë, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Ramën do të takohet vetëm në mbledhjen e dy qeverive.

Kurse Rama gjatë ditës është shprehur nuk i ka kërkuar takim Kurtit dhe se sipas tij, Kurti ka refuzuar takimin paraprakisht, duke menduar se ai më pas do i kërkonte takim.

Madje ai tha se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/rama-ne-kosove-pritet-ne-takim-nga-presidentja-osmani/

Të ngjashme