Konjufca: Agron Rrahmani është ndër figurat që ka dhënë kontribut të madh për Kosovën

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se heroi Agron Rrahmani,  është  ndër figurat që ka dhënë kontribut të madh që populli jon sot të jetoj i lirë në Kosovën tonë.

“Sot në 24 vjetorin e rënies së tij erdhëm për të bërë homazhe tek heroi Agron Rrahmani bashkë me heronjtë e tjerë të cilët janë shumë të rëndësishëm për Ushtrinë tonë Çlirimtare dhe për çlirimin e popullit të Kosovës. Është njëra prej figurave që ka dhënë kontribut të madh që populli jonë sot të jetojë i lirë në Kosovën ton. Ai ishte bashkëpunëtor edhe me Fahri Fazliun dhe veprimtar të tjerë. Më herët i inspiruan nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut me pushkën në dorë kundër policëve serb. Ngjarjet e tilla vazhdimisht kanë frymuar heronjtë e UÇK-së”, tha Konjufca.

Të ngjashme