Konjufca: Beteja e Koshares dëshmi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar

Koshare | 09 Pri 2021 | 12:36 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se shembja e kufirit Kosovë-Shqipëri, gjegjësisht beteja e Koshares tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar, raporton Ekonomia Online.

Konjufca i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nderuan të rënët e kësaj beteje në 22-vjetorin e rënies.

Sipas tij, Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së.

“Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një. Jemi këtu për tu përkulur para sakrificës madhështore të dëshmorëve të Betejës së Koshares”.

“Në vitin 1999 pikërisht më 9 prill filloi Beteja e lavdishme e Koshares e cila ishte shigjeta jonë kombëtare e çlirimit dhe lirisë, së bashku me heronjtë e Kosovës Agim Ramadani dhe Sali Çeka por edhe shumë luftëtarë të tjerë, të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës”.

“Kjo betejë ishte një ndër betejat më të rëndësishme ku shumë heronj dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe përmes kësaj tregoi që vendi jonë është i bashkuar dhe një. Lavdi Agim Ramadanit dhe të gjithëve atyre që dhanë jetën për liri. Kjo është simbolikë e shtetit tonë sepse përkon edhe me ditën e Kushtetutës”, tha Konjufca.

Të ngjashme