Konjufca: Çitaku për njohjen nga Xhamajka na njoftoi përmes postës elektronike

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Vlora Çitaku, e ka njoftuar MPJ-në për njohjen nga Xhamajka nëpërmjet postës elektronike.

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka”.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar”.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme