Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i bindur se për themelimin e Asociacionit nuk duhet që të ketë e as nuk ka kushtëzime, raporton Ekonomia Online.
Madje ai e ka cituar në deklaratë të shteteve të QUINT-it, që sipas tij, kanë deklaruar se pa u kthyer serbët në institucione nuk ka Asociacion.
Ai ka shtuar se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohen në tersi, duke filluar nga pika dy që të dy shtet i cilëson si të pavarura e sovrane.
Kur foli për betimin e kryetarëve në veri ai tha se ata i kanë të drejtat e përgjegjësitë e përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk mund të tjetërsohen.
Konjufca thotë se edhe tre kryetarët e tjerët në veri do ta bëjnë betimin shumë shpejt.
“Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë kushtëzime. Marrëveshja qe besa, sekuencimi i marrëveshjes, hapat sipas kohës janë vetëm ata që fillojnë pas neni të 2, neni i 2 hynë në fuqi në momentin që palët merren vesh, pra që shtete funksionojnë si sovrane. Ju lutem çfarë sjellja ka kur Seria iu shkruan letra shteteve edhe kundër liberalizimit, kjo është e tepër kjo po tregon që ajo marrëveshje për Serbinë është zero”.
“Vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në vendet në institucione. Të na tregojnë a e kanë ndërruar këtë qëndrim a jo, pyesin edhe ato. Unë e kam dëgjuar mund, pa u kthyer në institucione nuk ka Asociacion, d.m.th nuk mund ta kushtëzoni Asociacionin duke shantazhaur Kosovën, prej Beogradit”.
“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuar me Kushtetutë dhe përgjegjësit e tyre. Unë mendojë që ata nuk duhet të kenë as më pak as më shumë. Ne jemi shtet demokratik dhe po synojmë të funksionojmë me ligje me rregulla. Kështu që natyrisht ndoshta kjo menduar ambasadori dhe të tjerët që mundet me ushtruar funksionin me kompetenca të plota, do të bëjnë çmos edhe institucionet e tjera të sigurisë. Shumë gjatë ishte e hapur thirrja për Lisën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash nëse ka një projekt tjetër për me sfiduar Kosovën le të na tregojnë, po nëse është për me marrë pjesë në zgjedhje e me qeverisë, ajo në Republikën e Kosovës mundet me ndodh vetëm me një mënyrë kur qytetarët votojnë në mënyrë demokratike. Lista Serbe zgjidhi një rrugë tjetër. Kryetarët janë zgjedhur do ta bëjnë betimin e tyre, kjo është si duhet të vazhdojmë përpara”.
LEXONI EDHE: