Konjufca s’e përkrah propozimin e Kryesisë që mos t’i zbritet paga: Vendim i paligjshëm

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka dalë kundër vendimit Kryesisë së Kuvendit, që votoi që atij të mos i zbritet paga, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se në këtë nismë të Kryesisë së Kuvendit ka abstenuar. Sipas Konjufcës, kjo s’ka mundësi të bëhet pasi është e paligjshme, derisa shtoi se si kryeparlamentar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Kryesia e ka marrë një vendim, në të cilin unë kam abstenuar, se mu ka dukur vendim i paligjshëm. Kryetari i Kuvendi mos t’i zbritet paga. Vendimi që e mori Kryesia ishte që të mos zbritet paga e kryetarit, jo që të rritet, të mbetet ajo që ka qenë më herët. Unë e kam dhënë edhe udhëzime për Administratën që çfarëdo vendimi që ata marrin… kjo nuk ka mundësi të bëhet përveç nëse merrni vendime të paligjshme. Këto vendime nuk do të merren, këtë nuk do ta lejoj”.

“Ligji pagave i zbret pagat. 1780 paga bazë është tash. Sa i përket shtesë 30% parashihet me ligj, në Kuvend e kam vetëm një shtesë atë të kryetarit. Çdo shtesë është e paligjshme. Kështu që paga e kryetarit duhet të trajtohet me Ligjin e Pagave, është pagë e zbritur për së paku 500 a 600 euro”.

Të ngjashme