Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Dialogu Kosovë Serbi–Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”, raporton Ekonomia Online.
Lekë Batalli nga GLPS-ja ka prezantuar studimin e tretë të punimeve ku flitet për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se ky studim fokusin kryesor e ka se a është ky momentumi i fundit ku Kosova duhet të ketë dialogun përfundimtar me Serbinë.
“Studimi ka qëllim me shiku sa janë të sakta argumentet dhe a është me të vërtetë momenti i fundit për me përfundu këtë dialog”, tha Batalli.
Ai tha se Kosova në këtë dialog është duke u cilësuar si pala negative.
“Pozita negociuese është pozita më negative që kemi mund ta kemi dhe kjo është më keq, me shty një marrëveshje që do përfundonte në muajt në vijim sipas studimit nëse Kosova do mund të fitonte kohë dhe më pas një konsensus të brendshëm politik. Nëse Kosova prezanton një dokument që parasheh parimet kryesore, që Serbia i pranon ato parime të mos ketë fushatë apo diçka tjetër atëherë ne jemi të gatshëm me dialogun menjëherë”, tha ai.
Batalli tha se dialogu duhet të ketë pronësi vendore.
“Problemi me Serbinë është që ka zgjat me dekada dhe nga kjo marrëveshje duhet të jetë e kënaqur popullata, nga marrëveshja që del nga ky dialog”, tha ai.
Glauk Konjufca, nga VV-ja akuzoi kryeministrin Ramush Haradinaj se po udhëhiqet nga lakmia për pushtet.
Sipas Konjufcës, kryeministri Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat presidentit Hashim Thaçi pasi nuk mund të përballet me të.
“Braktisja e kompetencave të veta nga ana e kryeministrit. Kompromisi i parë i Haradinajt ishte që presidenti Thaçi me vazhdu dialogun që e nisi. Presidenti vitin e kaluar e ka përmend shkëmbimin territorial. Kryeministri ynë udhëhiqet nga lakmia për pushtet, i ka ai disa shqetësime për Kosovën, por kjo e para është më e fuqishme”, tha Konjufca.
Visar Ymeri nga PSD-ja ka folur për qëndrimet e PSD-së ndaj dialogut Kosovë- Serbi dhe për platformën shtetërore e cila ka të bëj me dialogun, ku përfshihet qëndrimi i delegacionit shtetëror.
“Është një problem që ballafaqohet Kosova, kemi një mospajtueshmëri të qartë në mes vendeve që kanë qenë dashamirëse karshi Kosovës, një pjesë e administratës se ShBA-së dhe Gjermania që ka mospajtim me rezultatin përfundimtar të procesit të dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por këto dyja prapë janë që ky proces të vazhdoj”, tha Ymeri.
Ymeri tha se shpreson që do arrihet një konsensus politik në Republikën e Kosovës ku kërkohet që të gjitha partitë e Kosovës të jenë pjesë e ekipit për dialogim.
“Ajo që ne si parti e kemi parë të domosdoshme me zgjedh ka qenë një situatë ku kishim mospajtueshëmri të madhe të partive politike në përjashtim me PDK-në, e mospajtueshmëria ishte në mënyrën se si dialogu me Serbinë zhvillohej që e bënte presidenti Thaçi dhe gjithë ishim në përjashtim me këtë përpos PDK-së. Ky proces nuk është i mandatuar nga Kuvendi ta bëj këtë proces të dialogut dhe në anën tjetër që presidenti e paraqiste si synim të tij të marrëveshjen për korrigjim kufijsh e me terma tjerë. Duhet të ndërmarrim një transformim të dialogut ku vendos Kuvendi”, tha Ymeri.
Ai tregoi se si PSD-ja në ekipin negociator ka prioritete dhe synime në dialog.
“Kuvendi në çdo votë ka të drejtë me shkarku ekipin ose me ndalu dialogun nëse është në shpërputhje me qëndrimet politike të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ai.
Ymeri tha se këto qëndrime do te tregohen tek platforma udhërrëfyese e parimeve te dialogut e cila do të paraqitet në javën në vazhdim.
“Kosova nuk do të bëj gabimet që ka bërë në të kaluarën, që ka bërë pranim të marrëveshjeve të ndryshme në dëm të Kosovës, duke mos marrë asgjë në këmbim prapa. Deri tani Ky proces ka qenë i njëanshëm dhe tani e kemi synim ta marrim njohjen ndaj Serbisë dhe të dakordohemi për temat për të pagjeturit, krimet e luftës e çështjet tjera”, tha ai.
Bilall Sherifi nga NISMA tha se po kërkohet të bëhet një marrëveshje që mund të shitet në Serbi, pasi që nuk u shit ajo e Rambujesë, Vjenës, por kjo ndoshta do ketë rezultat.
“Po bëhet fjalë për një proces që në fund duhet të provoj një marrëveshje që shitet në Serbi, ka fillu Serbia me aleat duke deportu në territorin armik të saj e territorin mik tonin që marrëveshja me Kosovën me i pëlqy Serbisë. Kemi një situatë kur mazhoranca me PSD ka arrit një pikë dakorduese me hartu një platformë që do prezantohet në Kuvend në aspekt përmbajtjesor se çka duam të nxjerrim në tavolinë”, tha Sherifi, raporton EO.
Ai ftoi partitë opozitare t’i bashkohen kësaj platformë që sipas tij të mos humbet beteja ende pa filluar.
Sherifi tha se publiku po manipulohet duke thënë se Kosova do teë fitoj edhe më shume nga kjo marrëveshje se sa në vitin 2008-të.