Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të kërkuar që Beogradi të ndalojë praktikat e deritashme të ndalimit dhe burgosjes së shtetasve të Kosovës.
Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë pasi autoritetet serbe gjatë janarit të këtij viti kanë ndaluar shtetasin kosovar Nezir Mehmetajn derisa po tentonte të kalonte kufirin në Merdare.
Neziraj vazhdon të mbetet në paraburgim në Serbi, siç pretendojnë autoritetet serbe për dyshimet rreth krimeve të luftës.
“Autoritetet serbe kanë vazhduar paraburgimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj i cili fillimisht ishte ndalur në kalimin kufitar në Merdare në janar 2020. Ministri i Punëve të Jashtme kërkon nga partnerët tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që t’i kërkojnë Beogradit t’i ndalë këto praktika”, ka shkruar Konjuca në llogarinë e tij në tëitter.