Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se përmes deklaratës për dënimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit ka më shumë aluzion ndaj opozitës sesa që po dënohet sulmi që ka ndodhur mbrëmë.
“Kjo ia mvesh opozitës aktin e mbrëmshëm, do të kishte qenë mirë me tregu se kush e ka shkruar këtë paragraf pasi ky paragrafi i tretë nuk është i paqëllimshëm dhe nuk është shkarje e tekstit a shkarje e gjuhës, është mirë më tregu a e kanë shkruar Adem Grabovci a Ismet Beqiri”, ka thënë Konjufca.