Konjufca në Washington takohet edhe me zyrtarë të shteteve mosnjohëse

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, është takuar me kryetarë parlamentesh e zyrtarë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe të atyre shteteve mosnjohëse.

“Pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës”.

Konjufca tha se në këto takime ka folur për progresin e Kosovës, si dhe për rrugën e saj euroatlantike.

“Potencova progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO. Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”.

Të ngjashme