Konjufca njofton për caktimin e seancave, kërkon konsensus për rregulloret

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 12:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë, tha se kanë marrë vendim që të ketë dy seanca këtë javë, raporton Ekonomia Online.

Në seancës e së mërkurës do të diskutohen pikat e papërfunduara kurse të enjten do të ketë seancë të re.

Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë konsensus për miratimin e rregulloreve.

“E mbajtëm këtë mbledhje të Kryesisë, por kësaj radhe më shumë i kushtuam rregulloreve të cilat i kemi shumë të rëndësishme për funksionalizimin e Kuvendit dhe reformat që jemi duke i bërë. Tri nga këto rregullore kaluan, një nuk kaloj por mbetet që të arrijmë një konsensus mundësisht në javën e ardhshme, dhe këto janë shumë të rëndësishme po ashtu përveç asaj që i shihni të punëve të tjera që i bëjmë në Kuvend, po ashtu edhe caktimin e seancave”.

“Edhe këto punë të tjera që i kemi që kanë të bëjnë me rregulloret e reja, mënyra se si funksionojnë Kuvendi i Kosovës, kjo ishte edhe arsyeja pse u mbajt kjo mbledhje e kryesisë. Seanca i kemi caktuar për sot është vazhdime lidhur me pikat që kanë mbetur të pa trajtuara, kurse nesër e kemi seancën e re”, tha ai.

Të ngjashme