Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se nuk VV nuk e pranon kushtëzimin e Kadri Veselit me largim nga kandidature tij me kusht që Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Ne nuk e pranojmë kushtëzimin, ne mund ta zgjidhim kryetarin dhe kryeministrin”, ka thënë Konjufca.
“PAN-it i takon që të propozoj keyetarin e kuvendit. Ata dje as pas dy orësh nuk erdhen sepse nuk kanë mundësi të sjellin Kadri Veselin për kryetar kuvendit. Ai nuk është figurë e denjë, tashmë është e qartë që ai nuk mund të zgjidhjet kryetar i Kuvendit. Veselit dje ka thënë se nuk do kandidoj për kryetar të Kuvendit e ftojmë ti qëndroj këtij premtimi, por ai nuk mund të na kushtëzoj që të votojmë për qeverinë. Qytetarët dje dhe sot po e kuptojnë kush është bllokuesi i vërtetë. Ata nuk janë prezent këtu sot sepse ata nuk i kanë bërë asnjë të mirë vendit. Nëse e ndryshojnë kandidatin ne të gjithë këtu jemi të gatshëm që të shqyrtojmë dhe të kalojmë në fazën tjetër”, tha ai.