Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka porositur deputetët që të mos shtyhen se kush i don ma shumë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse “të gjithë i duam si njëjtë”.
Opozita e ka kritikuar Qeverinë që në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të FSK-së në NATO.
“Nuk po besoj që duhet me u shty kush e don më shumë NATO-n dhe SHBA-në. Krejt grupet si njëjtë i dojmë”, ka thënë Glauku.
“Grupi Parlamentar që nuk e don SHBA-n dhe NATO-n nuk është në këtë Kuvend”, ka thënë Konjufca, duke iu referuar Listës Serbe, e cila mungonte.