Seanca konstituive nuk mund të mbahet pa prezencën e koalicionin PAN ngase në sallë janë 53 deputetë.
Prandaj edhe kryesuesi Adem Mikullovci, tha se nuk mund të vazhdojnë, por veç do të debatohet.
Në foltoren e Kuvendit doli Glaku Konjufca, nga Vetëvendosje. Konjufca tha se presidenti i ka ndihmuar PAN-it dhe po vazhdon të bëjë të njëjtën. Ai tha se PAN nuk i kanë numrat.
“Nuk i kanë numrat as për kryetarin e Kuvendit e as për qeverinë”.
Ai foli edhe për thirrjen e shteteve të QUNT-it.
“Thirrja e shteteve të QUNT-it kanë qenë shumë të qarta, por këta pushtetin po e kuptojnë si amnesti nga drejtësia prandaj edhe nuk po donë me shkuar në opozitë, ngase mund të gjenden në bankën e të akuzuarave”, tha ai.