Konjufca pas homazheve në Lybeniq: S’duhet të ndalemi së kërkuari drejtësi për gjenocidin e kryer nga Serbia

Pejë | 01 Pri 2021 | 13:36 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur deri sa të vihet në vend drejtësia për krimet dhe masakrat që ka kryer regjimi serb në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai pas homazheve që ka bërë në Lybeniq të Pejës në përvjetorin e masakrës së 1 prillit të vitit 1999 ku janë vrarë e masakruar 100 civilë, ka thënë se ky vend tregon për gjenocidin që ka kryer Serbia.

“Jemi këtu për ti nderuar e kujtuara martiret e Lubeniqit. Ky fshatë gjatë luftës ka përjetuar tri masakra. Këtu janë mbi 80 persona civilë të paarmatosur të vrarë mizorisht nga forcat e Serbisë. E jona është që të mos ndalemi kurrë si institucionet të Kosovës që të kërkojmë drejtësi, që gjenocidi Serbë të dënohet dhe kriminelët të mos enden të lirë siç ndodh në shumë qytete të Serbisë”, tha ai.

Konjufca ka thënë se deri më tash nuk është bërë asgjë për dënimin e atyre që kanë kryer masakrat në Kosovë.

“Asgjë nuk është bërë në aspektin e drejtësisë. Kjo tregon për historinë e gjenocidit që ka ndodhur nga regjimi i Serbisë ndaj popullatës së Kosovës. Plagët janë të hapura ende sepse ka ende të zhdukur dhe ky është një krim i dyfishtë  i Serbisë”, është shprehur Konjufca i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetarja  Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci tha se masakra në Lybeniq dhe të tjerat në tërën vendin tregojnë për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

Ajo tha duhet të vihet drejtësia në vend e cila do të ishte edhe lehtësim për familjarët.

“Përkujtimet që kemi këto ditë në tërë vendin tregojnë për krimet që janë bërë në vendin tonë. Duhet të angazhohemi që drejtësia të vihet në vend. Nuk është proces i lehtë por duhet punuar që së paku për këto familje kur të ketë drejtësi të jetë një lehtësim për familjet. Ta dinë që nuk kanë shkuar për asgjë, gjaku i tyre është derdhë për liri, por edhe drejtësia për ta është vënë në vend”, tha ajo.

Të ngjashme