Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur para mediave për zhvillimet brenda takimit mes lidershipit të VV-së, si përpjekje e radhës për të zgjidhur problemet e brendshme në parti.
Ai ka thënë se, pas këtij takimi, është optimist më shumë se para 10 ditësh për tejkalimin e problemeve.
“Kemi diskutuar për variantin e të dorëhequrve nga strukturat udhëheqëse. Po dëgjojmë secilin dhe kjo po merr kohë. Të them të drejtën unë jam më optimist për Lëvizjen seç kam qenë 10 ditë më parë”, tha Konjufca.
Konjufca, kur u pyet nga gazetarët se a ka ndonjë të ‘penduar’ në parti lidhur me zhvillimet e fundit, tha se nuk dëshiron të flasë me kategori të tilla.
“Nuk do të kisha folë me këso kategori për Lëvizjen Vetëvendosje. Në VV s’ka të penduar, të dënuar e kështu”, tha ai