Konjufca: PDK dhe LDK kidnapuan seancën për Astrit Deharin

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 10:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

PDK dhe LDK kidnapuan seancën për Astrit Deharin, kjo po ndodhë për të shmangur peticionin e qytetarëve, i cili kërkon adresimin e përgjegjësisë, e jo vetëm diskutimin. Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë seancës që për Astrit Deharin, raporton Ekonomia Online.

“Peticioni kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, ministrit të Punëve të Brendshme dhe të gjithë atyre përhgjegjësve në qendrën e Paraburgimit në Prizren”, tha ai.

“Vrasësin e Deharit mund ta identifikojmë lehtë pasi që ai vdiq në një institucion shtetëror që menaxhohet nga Qeveria”, ka thënë Konjufca.

“Ndonëse pajtohemi me një konstatim i cili po përfolet kohës së fundit se Deharin e vrau shteti, më duhet të them se Astritin e vrau pushteti dhe mungesa e shtetit”, shtoi ai.

Të ngjashme