Konjufca për arrestimet në KEK: Për çkado që ka fakte, drejtësia duhet të veprojë

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 10:56 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se institucionet e drejtësisë duhet që të veprojnë në çdo rast që ka dyshime për keqpërdorime, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili erdhi në këtë pozitë nga radhët e Vetëvendosjes, Konjufca nuk deshi të komentojë më shumë veç tha se drejtësia nuk duhet të jetë selektive.

“Për çkado që ka fakte dhe argumente, drejtësia duhet të veprojë. Nuk kam koment të tjera në këtë drejtim”.

“Vërejtja e njerëzve është se duhet të veproj në mënyrë jo selektive, duhet të veproj për të gjithë. Shumë kritikë të këtyre veprimeve. Pse ti nuk mendon se drejtësia duhet me qenë selektive”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme