Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se zbatimi i nisur i masës së reciprociteti ndaj Serbisë nga sot, është rruga e vetme që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë”, ka thënë ai përmes Twitter.
“Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”.