Konjufca përkujton heroin Ilaz Kodra në 25 vjetorin e rënies

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot nderime dhe vendosi lule te varri i heroit, në Kompleksin Memorial në fshatin Marinë të Skenderajt.

Po në Kompleks kryetari Konjufca vendosi lule te obelisku me shkronjat e UÇK-së, ku janë skalitur emrat e të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë gjatë betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke përkujtuar heroizmin e dëshmorit Kodra, kryetari Konjufca theksoi se rënia e Ilazit dhe dëshmorëve tjerë të UÇK-së frymëzon gjeneratat e reja që mos të harrojnë sakrificën dhe përkushtimin e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu kryetari Konjufca bëri homazhe edhe në fshatin Vërbovc të Drenasit.

Të ngjashme