Konjufca priti në takim drejtorin e Westminster Foundation for Democracy

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e “Westminster Foundation for Democracy” (WFD) të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Smith, me bashkëpunëtorë.

Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim, në takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, për proceset demokratike, jetën parlamentare dhe punën e përditshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duke i falënderuar përfaqësuesit e WFD-së për angazhimin e tyre në Kosovë dhe mbështetjen për proceset demokratike, kryetari Konjufca theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe WFD-së, si dhe mbështetjes së vazhdueshme për konsolidimin e mëtejmë të institucioneve.

Drejtori i “Westminster Foundation for Democracy”, Anthony Smith, falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e fondacionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Të ngjashme